KMDLNJ

KMDLNJ ka kërkuar të ndalen sulmet dhe kërcënimet ndaj KQZ-së, anëtarëve të saj dhe kryetares, Valdete Daka

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar të ndalen sulmet dhe kërcënimet ndaj KQZ-së, anëtarëve të saj  sikur edhe kryetares, Valdete Daka në mënyrë që të mos pengohet puna e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. KMDLNj, gjithashtu kërkon që policia e Kosovës të hetojë të gjitha kërcënimet eventual dhe, nëse paraqitet nevoja të sigurojë kushte për punë të papengueshme. “Subjektet politike duhet të tregohen të përgjegjshme dhe të zbatojnë vendimet e KQZ-së, pasi t’i kenë shfrytëzuar rrugët ligjore dhe të mos lejojnë zbatim të standardeve të dyfishta. Pikërisht këta, me shembullin e tyre duhet të tregojnë se janë për ligjin, shtet të së drejtës dhe shtet ligjor pavarësisht forcës politike, përkatësisë partiake, etnike. Sipas KMDLNj-së, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, KQZ-ja  po i nënshtrohet një presioni të palejueshëm e që ndikon në mbarëvajtjen e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …