Mbahet mbledhja e parë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2021, në mbledhje janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika:

– Raporti vjetor i Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2020;

– Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2020;

– Informatë rreth punës së KKSB-së për gjashtë (6) mbledhjet e vitit 2020;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft Rregullores për Përkujdesje dhe Mbrojtje të Fëmijës;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik parcelën P-71510066-00386-1;

– Shqyrtimi i raportit të punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …