Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në fillimin e instalimit të ndriçimit publik në fshatin Gur i Kuq! Të pranishëm ishin edhe banorë të fshatit, të cilët ishin të kënaqur me fillimin e punimeve dhe e falënderuan kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifin, drejtorin Krasniqi dhe gjithë stafin e komunës së Rahovecit, për këtë investim dhe për kujdesin e vazhdueshëm që kanë për qytetarët.
Pas fshatit Gur i Kuq punimet për ndriçimin Publik do të vazhdojnë në vendbanime të tjera.