Njoftohen qytetarët e komunës së Vitisë se mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë, do të mbahet me datën 28.01.2021, (e Enjte), duke filluar në ora 10;00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Për këtë seancë kryesuesi propozon këtë:
R E N D D I T E
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e nëntë e KK-së.
-
Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2020
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për emërtimin e bibliotekës publike komunale me emrin e publicistit dhe kritikut letrar
-
Ramadan Musliu
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë për vitin 2021.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2021.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të KKSB-se për vitin 2021, informatë (Raport) për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për periudhën janar-dhjetor 2020.