Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka pritur për vizitë zëvendësAmbasadoren e Shteteve të Bashkuara te Amerikës në Kosovë, Kelly C. Dengan me bashkëpunëtorë.
Kryetari Kuçi e ka falënderuar zëvendës Ambasadoren Kelly për vizitën e sajë në komunën e Junikut, duke e njoftuar atë për punët që janë kryer, sfidat që po përballën si institucione e sidomos me Pandeminë e virusit covid19 si dhe planet për të ardhmen.