Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar për listat zgjedhore të partive politike të cilat janë dërguar në këtë institucion për certifikim për zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Së pari është votuar për mënyrën e votimit të certifikimit ose jo të listave të partive politike. KQZ ka certifikuar listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës por në anën tjetër nuk e ka certifikuar listën e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidatë për deputetë. Vlen të theksohet fakti se pa u votuar kanë mbetur edhe listat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ku kjo e fundit nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve as si parti politike. Për të gjitha këto vendime të marra sot nga KQZ subjektet politike do të kenë mundësinë e ankesave të cilat do të shqyrtohen në afatet e parapara ligjore.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …