leoni

105 vjet nga vrasja e atdhetarit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Isa Boletinit

105 vjet nga vrasja e atdhetarit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Isa Boletinit

Sot janë bërë 105 vjet nga vrasja e atdhetarit dhe luftëtarit të madh të çështjes kombëtare, Isa Boletinit. Ai, edhe pse shumë i ri  i ka qenë luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Gjithashtu ai ka qenë përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 e që më vonë u copëtua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Isa Boletini ka qenë nga fshati Boletin i Mitrovicës. Ai është varë pabesisht nga malazezët me 23 janar të vitit 1916 në Podgoricë të Malit të zi. Mbiemri origjinal i familjes Boletini, është Maksutaj, nga fisi shalë, të vendosur në fshatin Isniq të Deçanit. Më vonë migruan drejt fshatit Boletin, prej nga morën edhe mbiemrin. Bëmat e tij u bënë legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbët përralla. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …