Serbia nuk e ka ndërmend të shkëputet nga e kaluara e saj kriminale, duke bërë çmos për rehabilitimin e figurave mbi të cilat rëndojnë hijet e dyshimit për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare. Një gjykatë në Beograd ka dënuar aktivisten e të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, me një gjobë prej 4.400 eurosh, për siç thuhet, shkelje të nderit dhe dinjitetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq. Aktivistja, Kandiq me guximin e saj shembullor qytetar kishte zbardhur fakte, sipas të cilave, gjenerali Dikoviq, ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në masakrat që ndodhen ndaj popullatës shqiptare në Drenicë. Këto akuza nuk u përfillen nga institucionet e drejtësisë në Serbi, meqë prokurorët serbë nuk ngritën ndonjë akuzë ndaj gjeneralit serb. Për të qenë absurdi edhe më i madh, është aktivistja Dikoviq, ajo që dënohet me gjobë vetëm pse akuzoi publikisht numrin një të ushtrisë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …