Prokurori i Gjykatës Speciale ka ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ish eprorin e UÇK-së, Florim Kllokoqi nga Mareci i Prishtinës. Ftesa për ish pjesëtarin e Njësitit “Shigjeta”, ka ardhur para dy ditësh. “Kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar për krime lufte ndaj njerëzimit”, ka thënë luftëtari i lirisë, Florim Kllokoqi, i cili pas Betejës së Pashtrikut, ka shërbyer si komandant i njësisë së UÇK-së në Artanë. Ai ka konfirmuar ftesën ka shtuar se ndjehet krenar për të kaluarën e tij. Ish ushtaraku që jeton në Belgjikë me familjen e tij që nga viti 2000, ka thënë se do të bashkëpunojë me Gjykatën në Hagë, pasi është i bindur se në fund do të dal i pafajshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …