Marreveshja e Washingtonit

Serwer e Weber kërkojnë që administrata e re amerikane dhe BE-ja ta dërgojnë Kosovën e Serbinë në marrëveshje finale

Dy njohësit e zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, amerikani Daniel Serwer dhe gjermani, Bodo Weber kërkojnë që administrata e re amerikane e drejtuar nga Joe Biden dhe Bashkimi Evropian t’a çojnë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes finale. Daniel Serwer, profesor në universitetin “Xhon Hopkins”, ka thënë se pret që Amerika  dhe BE të jenë tandemi që do të vulosë pajtimin mes Kosovës e Serbisë. “Unë pres që presidenti Joe Biden të përpiqet, së bashku me BE-në, që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse të çështjeve të tyre të pazgjidhura”. Edhe gjermani, Bodo Weber, tha se definitivisht pret nga administrata e re amerikane t’i japë përparësi dialogut Kosovë-Serbi në bashkëpunim me BE-në. Madje, ai u shpreh i lumtur që më në fund iku një administratë që performoi “rrezikshëm” në këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …