Avokati, Tomë Gashi ka dorëzuar padi kundër vendimit të Komisionit Qeveritar për Ankesa të të Huajve, në lidhje me deportimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi. “Kemi dorëzuar padi që ka të bëjë me Boiken Abazin, i cili në mënyrë të kundërligjshme është dëbuar me dhunë kemi parashtruar ankesë. Ne kemi shfrytëzuar të drejtën tonë për ankesë dhe kemi dërguar në gjykatë ku kemi paraqitur provat ku do ta bindim gjykatën që kemi të drejtë dhe besoj që gjykata do ta heq vendimin. Një rast si i Bokien Abazit është i rrallë, duke theksuar se Abazi në mënyrë të dhunshme është larguar nga Kosova vetëm se është anëtar i Vetëvendosjes. Vendimi i qeverisë dhe institucioneve përkatës, ka qenë i ndikuar nga politika dhe një gjë e tillë Boiken Abazit nuk do t’i ndodhte as në Beograd. Kjo nuk është çështje juridike, por politike, tha Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …