Albert Krasniqi nga D+ ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit, ushtruese e detyrës së presidentit, e cila nëpërmjet një video-adresimi kritikoi punën e KQZ’së dhe kryesueses Valdete Daka. Osmani ka paralajmëruar edhe masa tjera. “Gjykata ka thënë se po të ngritët ndonjë konflikt i interesit kur një ushtrues i detyrës së presidentit mund të ushtrojë konflikt të interesit për shkak se ai nuk është i shkoqitur nga posti i tij partiak. “Për mendimin tim sot zonja Osmani ka bërë shkelje kushtetuese për shkak se ka ndërhyrë në punën e një institucioni kushtetues për të ekzekutuar një vendim që është në kundërshtim me Kushtetutën’, tha Krasniqi. Ai aktgjykim është Kushtetuta dhe nëse t’i i bën thirrje këtij institucioni mos ta respektojë po i bën thirrje që të mos e respektojë Kushtetutën”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …