Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se Vjosa Osmani nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se, Vjosa Osmani është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e  rolit që ushtron. Ai thekson se Presidentja është pritur të mbrojë  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Sipas tij, Osmani në petkun e ushtrues se  detyres se Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja  partiake, në Vetëvendosje. “Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja  t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura”, ka thënë Mustafa.  “Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Vjosa Osmani nuk meriton as një orë të  jetë në Presidencë, ka saktësuar Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …