Invalidi i luftës së UÇK-së, Shpëtim Heta ka nevojë për shërim, në Turqi, por i duhen 70.000 euro

Invalidi i luftës së UÇK-së, Shpëtim Heta ka nevojë për shërim, në Turqi, por i duhen 70.000 euro

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, përmes një video-incizimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e Shpëtim Hetës. Shpëtim Heta nga Drenasi, ish-ushtar i Brigadën 113 Mujë Krasniqi (Kapuçi), është invalid i luftës së UÇK-së, i plagosur me 21 mars 1999, me shkallë 70 për qind invaliditeti – gjithashtu është me mbetje plumbash në kokë. Për shërimin e tij në Turqi duhen një shumë prej 70 mijë eurove. Shpëtimi tani është edhe me dëmtim të rëndë të mëlçisë (CEROZ), i diagnostikuar me “ Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna”.

Të gjithë ata që shprehin gatishmërinë për t’i ndihmuar, mund ta bëjnë në: Raiffeisen Bank – numri i llogarisë: 1501070000566263. Po ashtu, MoneyGram dhe WesternUnion në emër të nënës së tij, Fanë Heta. SMS në Vala në nr. 55049.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …