Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve tjera në lidhje me certifikimin listave zgjedhore të partive politike. Ai ka deklaruar se KQZ-ja do të respektojë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ZAP-in dhe të Gjykatës Supreme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur shqyrtimin dhe vendosjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sigurisht se do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve te tjera, në këtë rast PZAP-in, por edhe Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …