Nisma të dielen ka prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvend të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë takim, para kandidatëve për deputet ka folur kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, ku tha se është nder i madh për secilin kandidat të Nismës të jetë kandidat për Kuvend të Republikës sonë që me mund e sakrificë është ndërtuar fal kontributit të shumë brezave. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne, së sa të dalim të takojmë njerëz e të kërkojmë mbështetjen e bashkëluftëtarëve për realizimin e ëndrrës sonë të madhe, për një Kosovë të lirë e me vlera ka thënë Limaj. Ai kërkuar nga të pranishmi që të mos bien pre e propagandës ditore, të atyre që kanë për mision shkatërrimin e humbjen e vlerës së çdo hapi pozitiv që është bërë në vendin tonë. Kreu i Nismës bën thirrje për tu bashkuar për betejën e radhës, që më 14 shkurt ta shijojmë fitoren dhe mundësinë për të vazhduar në shërbim të vendit, sepse ne besojmë në angazhimin tonë për të shkuar të objektivi jonë, sepse kjo është rruga jonë e drejtë për ta mbrojtur e për ti shërbyer vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …