15 marinarë nga një anije turke kontejnerësh janë rrëmbyer nga piratët në brigjet e Nigerisë. Piratët hipën në anije dhe thyen mbrojtjen. Anija e mallrave ishte me flamur liberian. Gjatë ndërhyrjes një marinar me origjinë nga Azerbajxhani u vra, ndërsa 15 nga 19 të tjerët u morën peng. Mediat turke raportojnë se kryetari Erdogan ka komunikuar dy herë në telefon me kapitenin e anijes, Furkan Yaren, i cili arriti që shpëtonte duke qëndruar në bord pas sulmit. Erdogan deklaroi se përpjekjet për të shpëtuar personelin e rrëmbyer po vazhdojnë intensivisht. Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se anija e cila u sulmua nga banditë detarë pranë Nigerisë gjendet në ujërat territorialë të Gabonit dhe se kanë filluar kontaktet e nevojshme me të gjitha vendet për të shpëtuar qytetarët e rrëmbyer turq. Ai deklaroi se anija është e një pronari të huaj dhe me flamur të huaj, por ekuipazhi është siguruar nga një kompani turke.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …