Anëtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij po hyn në zgjedhje për të fituar. Ai ka theksuar se nuk do të dëshironte kurrë bashkëpunim me Vetëvendosjen por se si parti shton se nuk kanë asnjëherë vija të kuqe për asnjë subjekt politik. “Jemi dy parti që dallojmë shumë me njëra tjetrën. Mendojmë kundër njëra tjetrës. Ne mendojmë se ata janë e keqja e Kosovës ndërsa ne e mira. Dallojmë edhe në programe. Kemi kundërshti të mëdha. Do të duhej një vit që të krijojmë një program të përbashkët. Kemi botëkuptime të ndryshme për arsimin, ekonominë zhvillimin e gjithçka. Në parim jemi kundër një qeverisje të përbashkët me Vetëvendosjen, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …