Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 1 mijë e 903 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave kanë rezultuar 311 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dhjetë raste të vdekjeve nga virusi. Numri total i rasteve pozitive është 58 mijë e 399 nga 221 mijë e 663 të dyshimtë në virus dhe 1 mijë e 466 raste të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 51 mijë e 81 raste. Numri i rasteve aktive ka shënuara ngritje të lehtë dhe tani ka arritur në 5 mijë e 852.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …