Ka vdekur kryetari i Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama

Ka vdekur kryetari i Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama

Në njoftimin e Komunitetet Bektashi,  lidhur me vdekjen e kryetarit, Baba Mumin Lama, të këtij komuniteti fetar thuhet: “Myrshydi ynë njihej gjithandej për qetësinë që reflektonte, për urtësinë e bujarinë e madhe. Tregonte respektin për çdo qenie njerëzore, ngritej me konsideratë si për fëmijët ashtu për të moshuarit. Nuk dallonte njerëzit në elemente që diferencojnë, por këto i konsideronte pasuri të esencës së qenies njeri – duke shprehur dashuri për secilin, si veçoria kryesore e klerikut të shtegut të Hynqar Haxhi Bektash Veliut. Ne, bektashinjtë e Kosovës dhe të gjithë dashamirët e anëtarët bektashianë gjithandej, do të ngushëllohemi me faktin se kjo është ndarje e përkohshme. E ngushëllojmë veten me kujtimet e bukura që Baba Mumini na i la. Qofshim të denjë për t’i ndjekur mësimet e Baba Muminit. Baba Mumini qoftë drita jonë që na udhëzon në shtegun e pastër të Ehli Bejtit”, ka njoftuar Komuniteti Bektashian, duke bërë me dije se shumë shpejt do të dalin me një njoftim edhe për ceremoninë e varrimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …