Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri kundër virusit korona

Edi Rama: Jemi të angazhuar për të siguruar që marrëveshja më “Pfizer” për vaksinat të shkojë deri në fund

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se janë në kontakt të vazhdueshëm më “Pfizer” për të siguruar që marrëveshja për vaksinat të shkojë deri në fund. Në një konferencë për medie, ai ka treguar se më ketë kompani  komunikon shtatë herë në ditë për të siguruar një pjesë të dozave të premtuara. “Për ata që kanë marrë dozën e parë, vaksinat janë aty. Është bërë kalkulimi që asnjë të mos humbë procesin, për shkak të vaksinës. Pfizer ka një problem të madh aktualisht me të gjitha vendet. Pfizer ka lajmëruar një stop. Ne jemi në kontakt, jo njëherë por shtatë herë në ditë, për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të na sjellin dozat. Nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, jemi duke negociuar dhe jemi shumë përpara me negociatat me AstraZeneca”, ka thënë Rama. Ai ka deklaruar se Shqipëria nuk është mbrapa askujt në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …