Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje. Në vendimin e PZAP-së thuhet se “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi i datës 22 janar 2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor, me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje, kërkesa i refuzohet Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi Murtezit”. Disa prej subjekteve kanë pranuar kërkesat, duke i zëvendësuar kandidatët, sikur ka bërë AAK-ja por disa të tjera, si Vetëvendosja e Nisma kanë kundërshtuar zëshëm të bëjnë një gjë të tillë. Debati më i madh është bërë pasi Albin Kurti ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit, por është edhe bartësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, i nominuar për kryeministër.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …