AAK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar certifikimin e katër kandidatëve për deputetë nga AAK-ja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të moscertifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në ankesën e bërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, PZAP-i ka refuzuar një pjesë të apelit, kurse ka vërtetuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e kandidatëve të këtij subjekti. Tre kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati sipas vendimit të PZAP-së, nuk do të mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …