Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka konfirmuar se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë. Ainë një konferencë për medie, ka bërë me dije se sipas vendimeve të PAZP-së partitë mund të ankohen në Gjykatën Supreme, nëse kanë ndonjë pakënaqësi. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka sqaruar, Valmir Elezi.
