Inspektorati Policor i Kosovës pritet të nënshkruajë protokollin për inspektim të përbashkët me Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa të Shqipërisë. Ky nënshkrim i protokollit të inspektimit të përbashkët është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën për media të IPK-së. Nënshkrimi i protokollit për inspektim të përbashkët do të bëhet në ambientet e IPK-së në sallën e konferencave nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Fitim Shishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së Arben Skendo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …