Nisma Socialdemokrate garon në zgjedhje me sloganin “Me çirimtarët”, Limaj thotë se UÇK është themeli i shtetit

Nisma Socialdemokrate garon në zgjedhje me sloganin “Me çlirimtarët”, Limaj thotë se UÇK është themeli i shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zbuluar sloganin e partisë për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Me çlirimtarët”, është slogani zyrtar. Në përshkrimin e Limajt në rrjetin social, ku është vendosur slogani thuhet se UÇK-ja nuk është e histori e kaluar por është themeli i shtetit. “UÇK nuk është e kaluara, është themeli i shtetit. Ne jemi krenar me këtë trashëgimi dhe do ta mbrojmë atë. Me Çlirimtarët – këta jemi ne, kjo është ajo që na definon!”, ka shkruar Limaj. Ai ka thënë se ky slogan ka ardhur me idenë për të pasur sa më shumë çlirimtarë në Kuvend, për të ngritur zërin, kundër padrejtësive, që vijnë nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …