SHMFU “Dëshmorët e Vitisë” bëhet me tabelë të mençur interaktive

Shkolla Fillor e Mesme e Ulët “ Dëshmorët e Vitisë”  në Viti,  është bërë me një tabelë të mençur dhe atë falë një donacioni nga KFOR-i Italian. Me këtë rast Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti dhe Qemajl Hyseni, drejtor i kësaj shkolle kanë falënderuar KFOR-in Italian  për këtë donacion. Sipas drejtorit Aliu ky donacion është i mirëseardhur pasi që nxënësit do të mund të zhvillojnë procesin mësimor në një tabelë interaktive të kohës moderne. Ai tha se kjo komunë ju është mirënjohës donatorëve pasi që po përkrahin arsimimin e brezave të rijnë në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …