Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka zhvilluar një takim me fermerët e Komunës së Rahovecit, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike. ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë lehtësira për fermerët, ku ka përmendur se rrushin të cilin nuk mund ta shesin do ta blejë qeveria e vendit.
Hoxhaj ka premtuar edhe rritje 100 % të subvencioneve në pemëtari. “Ne do ta mbështesim, do ta subvencionojmë çdo litër vere. Mbështetja do të jetë financiare e madhe dhe e mirëfilltë. Së dyti, do t’iu ofrojmë qasje në kredi dhe do t’i mbulojmë kreditë nëse kanë më pas nevojë bujqit e Rahovecit. Ne garantojmë çmimin e rrushit dhe ne garantojmë që nëse ju rrushin nuk mund ta dorëzoni në një bodrum dhe ta shisni këtë rrush, do ta blejë qeveria e ardhshme e Kosovës”, ka thënë ai. “Zgjedhjet të cilat po mbahen janë një lajm i mirë për vendin, se dy qeveritë të cilat ishin në pushtet gjatë vitit 2020 ishin qeveri të shkurta dhe prandaj kjo qeveria Kurti e ka pasur më vend emrin e saktë Qeveria Shkurti. Ishte vetëm 50 ditë. Hoti 150 ditë. Kjo qeveria e dytë Hoti ke përnjëmend qeveri koti. Është lajm i mirë që të dy qeveritë nuk do të jenë më në pushtet dhe që pushteti do t’i takojë PDK-së dhe PDK e unë si kryeministër i ardhshëm prej 15 shkurtit do ta udhëheq vendin me votën tuaj në Rahovec”, ka thënë ai.