Ramush Haradinaj thekon se AAK-ja nuk pretendon se do të jetë partia e parë në zgjedhje, por synon bashkëqeverisjen. Ai ka thënë se orientimi i tij për postin e kryetarit të vendit lidhet me disa objektiva. “E para është përballja me Serbinë në planin e jashtëm. Objektiv është edhe çështja e sigurisë në përgjithësi deri në anëtarësimin në NATO. Është çështja e unitetit të brendshëm. Të gjitha këto lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe unitetit të vendit”. Kandidati i AAK-së thotë se shpreson të arrijë disa ulëse në Kuvend me anë të cilave pretendon të arrijë ndonjërin nga postet kryesore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …