Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, nga Prizreni, është intervistuar të mërkurën për disa orë në cilësinë e dëshmitarit, në selinë e EULEX në Fushë Kosovë. Çoçaj e ka konfirmuar se ai sot është intervistuar por nuk ka dhënë detaje më tepër. Ai ishte ftuar ditë më parë nga Gjykata Speciale, pas bërjes publike të kandidaturës së tij për deputet të PDK-së. Çoçaj ka qenë njëri nga njerëzit e parë që ju kishte bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, deri në përfundimin e luftës. “Posti im më i larti që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i shenjtë – ushtar i UÇK-së”, kishte thënë Çoçaj, kur kishte marrë ftesën për t’u intervistuar, duke u ndjerë gjithmonë krenar për luftën e shenjtë të UÇK-së. Ndryshë, më 5 nëntor është konfirmuar aktakuza ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi, të cilët tashmë po mbahen në burg në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …