Reporterja dhe luftëtarja e luftës së UÇK-së, publicistja e intelektualja, Fetnete Ramosaj dhe Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, prej sot deri më 18 prill 2016 do të hapë ekspozitën “Terrori dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”. Në këtë ekspozitë e cila kohë më parë ishte hapur edhe në Prishtinë, janë prezantuar 200 fotografi dhe faksimile dokumentare që dëshmojnë krimet barbare që ka kryer regjimi serb gjatë luftës kundër shqiptarëve në Kosovë. Fetnete Ramosaj përmes fotografive, faksimileve e dokumenteve të kësaj natyre kërkon që të luftohet harresa dhe që krimet e masakrat të dëshmohen e të faktohen, në mënyrë që të mos lejohet të përdhoset e të deformohet e vërteta.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …