leoni

Albert Z. Zholi: Intervistë me Astrit Omerin, “Mjeshtri i Madh”, kameramani i vjetër i TVSH-së

Albert Z. Zholi: Intervistë me  Astrit Omerin,  “Mjeshtri i Madh”, kameramani i vjetër i TVSH-së

 Si instalova sinjalin televiziv  italian RAI-1, RAI- 2, për Byronë Politike

-Si u kap sinjali i televizionit në vitin 1966 nga anija “Tirana” në det

 Me Vladimir Grillon kemi bërë vetëm për alpinizmin 65 filma dokumentarë

 -Kamerën e njoha kur xhirohej filmi “Furtuna” nga një regjisor rus

– Me regjisroin e talentuar Ylli Pepo realizuam telenovelën e parë shqi patre  “Njerëz dhe fare” me 20 seri

-Kam xhiruar 340 filma dokumentarë në emisionin më të ndjekur “Sport-Kalitje-Shëndet”

 Astit Omeri mbetet një ndër ikonat e kameramanëve shqiptarë por edhe të sportit të alpinizmit Jeta e tij është e mbushur lot me ngjarje interesante nga të cilat nuk di kë të veccosh. Ndoshat ka qenë dhe pozicioni i tij i punës por edhe të qenit alpinist qe ka bërë jetën e tij interesante.  Si sportist e kameraman, dhe më vonë si Drejtor Fotografie në disa filma, ai ka në jetën e tij ngjarje, takime, xhirime, zhvillime që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare. Më shumë se 42 vjet pune në TVSH, plot 340 filma dokumentarë në emisionin më të ndjekur “Sport-Kalitje-Shëndet”. Mbi 12 mijë xhirime, llogaritur këtu të tjerat siç janë 60 dokumentarë për alpinizmin, për skitë. Por janë dhe 50 filma artistikë. Kujtimet e tij janë befasuese dhe të pabesueshme, disa detaje rreth të cilave ai na i paraqet edhe në këtë intervistë të posaçme për “Albanian Free Press”…

 

 TVSH ka qenë i vetmi television shqiptar në vendin tomë deri në vitin 1990. Gazetarët dhe kameramanët tek ky institucion mediatik ka qenë të pakët por tepër të kualifikuar pse të most hemi dhe të privilegjuar. Kamera, një magji që të mbërthen. Si lindi ky passion për kameran tek Astriti?

 

Jeta vëtë është mbushur me të papritura. Në vegjëli mendon se mund të bëshesh inxhinier dhe më vonë përfundon gazetar apo anasjelltas. Edhe ëpr mua ky profesion ishte një rastësi. Ishte një situatë krejt e veçantë. As e kisha menduar kurrë. Kamerën në atë kohë mund ta njihnin shumë pak njerëz, shumë pak. Ishte vitit 1959. Pikërisht në këtë vit Kinostudio “Shqipëria e Re” kërkonte një aktor figurant për vendet malore, sepse po xhirohej filmi “Furtuna” dhe pala ruse nuk donte të sillte njerëz nga Rusia. Në atë kohë, nuk njiheshin nga njerëzit e zakonshëm kush ishin figurantë. Pasi morëm informacion, shkuam disa shokë që kishim fizik të fortë. Regjisori na pa me vëmendje. Mes pesë shokëve të mi të përzgjedhur, isha edhe unë. Xhirimet zgjatën rreth 6 muaj. Xhirime në kushte të vështira. Por përpos xhirimeve, unë shikoja me vëmendje çdo pajisje teknike që i realizonte ato dhe qëndroja duke i parë me vëmendje. Sheshet e xhirimit nuk kanë vetëm kamerën, por kanë dhe elementë e pajisje të tjera. Hera e parë që shikoja një shesh xhirimi dhe isha shumë kureshtarë. Mahnitesha nga pajisjet, por edhe nga ata që i përdornin. Ishin specialistë të mirëfilltë, shumë të kualifikuar. Duke shkuar kudo në xhirime, fillimisht u dashurova me punën e piroteknikut. Aty rrija me orë të tëra kur nuk kisha xhirime. Por me kalimin e ditëve, më tërhoqi vëmendjen edhe kamera. Shihja me kureshtje si ndërtonin tanke në miniaturë, si imitonin shpërthimin e një ure, të një ndërtese, apo imitime të tjera. Më dukej e pabesueshme. U dashurova shumë me kamerën. Më dilte dhe në ëndërr. Nuk lija sekonda të ma kalonte kur isha pushim për të qenë pranë saj. Kur mbaruan xhirimet, u ndjeva keq. Doja ende të mësoja mbi këto teknika. Jetova gjatë me këtë ëndërr, sepse më thirrën ushtar për dy vjet në Burrel. Përditë mendoja nëse një ditë do të arrija të bëhesha operator i Kinostudios, duke qenë se me fotografinë isha i familjarizuar nga tradita familjare. Pasi mbarova ushtrinë, punova për ca kohë në Tiranë në Uzinën Elektroteknike, ndërsa televizioni që ishte në hapat e parë kërkonte një njeri të bënte ndërlidhjet e sinjalit në Dajt e në zona të tjera.

 

Si vazhdoi ky rrugëtim?

 

Edhe kjo mori rrugë rastësisht. Rastësia, mbreti i botës. Ishin kohë të tjera, kur në fillesat e tij, ky profesion njihej shumë pak nga njerëzit. Në atë kohë do të bëhej një ngjitje alpinistike në Alpet e Veriut. Ishte viti 1966, kur ne kishim kohë që ishim prishur me rusët. Për të xhiruar këtë aktivitet special, unë bëra një kërkesë që ia drejtova Drejtorit të Përgjithshëm, Thanas Nanos, ku i kërkoja një kamerë për regjistrim. E kërkova pa patur besim se do të ma jepnin. Kur kisha humbur shpresat, nga televizioni më besuan një kamerë. U gëzova shumë. Kisha në dorë një kamerë profesionale, që jo kushdo mund ta merrte në përdorim. E shikoja si fëmijë. Më dukej si një vegël magjike që duhej trajtuar me kujdesin më të madh. Me këtë kamerë që e ruaja si sytë e ballit, shkova në Alpe. Xhirova kudo me shumë kujdes. Ky aktivitet, ky xhirim, solli dhe realizimin e reportazhit të parë televiziv që unë prura në ekran. Në këtë telereportazh, njerëzit panë jetën në Theth, Dukagjin, Kelmend, e pamundur për një pjesë të madhe.  Telereportazhi u pëlqye shumë. Pas këtij realizimi, duke parë dhe kujdesin tim për kameran dhe pasionin e çmendur, Thanas Nano më kërkoi që të vazhdoja të ndiqja këtë punë dhe u caktova kryesisht si kronist sportiv. Në vitin 1966, u desh një njeri që të rrinte patjetër në malin e Dajtit, që të komandonte dhe të ripërsëriste sinjalin televiziv  italian RAI-1, RAI- 2, pasi kjo kërkohej nga Qendra. Pra, këto dy stacione shiheshin vetëm nga udhëheqja e kohës dhe jo nga populli. Meqë unë merresha me sportin e alpinizmit, ku isha edhe trajner i Sport-Klub Tiranës, njëkohësisht, me këtë punë bëja edhe stërvitje e mora me shumë  kënaqësi. Gjatë kohës që unë punova në Dajt, atje u ndërtua stacioni i parë polak që mbahet mend në historinë e Shqipërisë. Ky ishte stacioni i parë dhe ishte 300 vat. Ishte stacion polak, sepse edhe transmetuesi si pajisje ishte polak dhe specialistët e montimit ishin polakë. Ky stacion-antenë ishte për televizionin shqiptar. Në Dajt njoha nga afër se çfarë ishin transmetuesit, radioreletë. Për mua ishte ëndërr se edhe arsimin përkatës e kisha mbaruar për këto pajisje dhe unë akoma nuk e dija se çfarë ishin ato në të vërtetë, nuk i kisha kapur me dorë. I dija vetëm nga figurat që i shpjegonin profesorët nga libri. Pata fatin të ndjeja kënaqësinë e transmetimit të parë televiziv me përhapje të gjerë ku me këtë antenë që thashë sinjali shkonte deri në brigjet e Italisë. Kur u hap sinjali, telefonuan nga anije “Tirana” që ishte në det të hapur se kishin kapur sinjalin. Kjo ishte një kënaqësi e madhe. Në vitin 1966 u vendos perditori i rrymave italiane që të merrej në Tiranë RAI-1 dhe RAI-2. Kjo e komanduar në mënyrë automatike e cila fikej dhe ndizej nga Dajti. Pra, të shihte vetëm udhëheqja. Ky stacioni i parë polak, përfundoi së ndërtuari në vitin 1968. Në vitin 1968, pas ndërtimit të stacionit polak erdhën specialistë francezë sepse mendohej të ndërtohej një stacion i fuqishëm që të kalonte kufijtë e Shqipërisë. Me këtë stacionin polak mbulohej vetëm Shqipëria e Mesme. U vendos që të bëhej stacioni i madh në majë të malit të Dajtit që është edhe sot. Por nuk e di përse marrëveshja me Francën u prish dhe ne më vonë u lidhëm me kinezët dhe stacioni i Dajtit ende dhe sot është teknologji kineze. Punuam shumë me kinezët duke studiuar Dajtin. Pastaj me aparaturat filluam të shkonim mal më mal të Shqipërisë. Sipas kinezëve, në kalatë që ishin ndërtuar në kohën e lashtë siç ishte Petrela e me radhë do viheshin antenat lidhëse. Të gjitha këto do lidheshin me Dajtin, Dajti lidhej me Lezhën dhe Lezha lidhej me grykën e Komanit e kështu me radhë me Shkodrën. Lidhje në seri dhe me shumë përgjegjësi. Ishte një punë heroike pasi shumë gjëra nuk i njihnin, por po viheshin në zbatim për herë të parë në Shqipëri.

Në TVSH, çfarë emisioni të ka mbetur në mendje dhe me kë moderator e keni realizuar?

 

TVSH kishte shumë emisione të bukura, por edhe profesionale, edukues. Si kameraman, në punën time, veçoj emisionin sportiv që titullohej “Sport -Kalitje-Shëndet” të realizuar me gazetarin e mirënjohur sportiv, Vladimir Grillo. Ishte një emision që edhe sot përmendet shpesh. Mund të them se ishte ndër më të ndjekurit. Kur fillova të xhiroj për sportin në TVSH, së bashku me Vladimir Grillon kemi bërë vetëm për alpinizmin 65 filma dokumentarë. Për çiklizmin kam xhiruar afërsisht rreth 30 rrethe çiklistike dhe 30 garat e kufirit, këto gjithmonë me filma dokumentarë, ku përveç filmimeve ditore, kronika jepej edhe një film 30, ose 35 minuta. Kur kishim bërë këto xhirime, në vitin 1973, së bashku me gazetarin e talentuar sportiv, Vladimir Grillo, na lindi ideja të krijonim emision sportiv “Sport -Kalitje-Shëndet”. Kjo m’u ngarkua mua bashkë me Vladimir Grillon. Gjithë javën ishim në lëvizje kudo nëpër Shqipëri që më vonë të realizonim emisionin e shumëpritur nga shqiptarët. Sigurisht, mësimet e Partisë mbi gjithçka. Me to nuk mund të luhej. Por, vështirësia ishte se sporti nuk  bëhej vetëm në Tiranë, por edhe në Gjirokastër dhe në shumë qytete të tjera  të Shqipërisë. Sport-kalitje-shëndet u vendos si emision një herë në javë. Ai jo vetëm që kishte një shtrirje gjeografike të mirë por vendosëm që të bëjmë edhe një shtrirje disiplinore me vlera të veçanta të sportit dhe këtë e bëmë me shumë dashuri të palodhur si në dimër por edhe në behar. Ka pasur një kujdes të jashtëzakonshëm nga drejtuesit e radiotelevizionit për sportin, kujdes që  fillonte që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe vazhdonte tek Drejtori i Televizionit, nga kryeinxhinierët. Kërkohej ajo që sot mungon. Transmetimi ishte shumë rigoroz dhe shumë perfekt.

 

Nga operator, kameraman dhe më tej drejtor fotografie

 

Po, nga operator, kameraman dhe më tej drejtor fotografie. Në prag të pensionit, në vitet 1990-1994, regjisori Ylli Pepo më qëndroi pranë. Ky personalitet i regjisurës shqiptare më mori bashkëpunëtor-kamerman dhe drejtor fotografie në një sërë dokumentarësh brenda dhe jashtë vendit, derisa erdhi koha që të krijohej telenovela e parë shqiptare, “Njerëz dhe fate” me 20 seri që për mua qe e suksesshme. Kjo telenovelë ka mbetur unike në llojin e saj, pasi solli një risi në televizion duke bërë prezente një anë të re të prodhimit të RTSH, telenovelat aq shumë të përhapura në prodhimet e vendeve perëndimore dhe tashmë në Turqi. Nga viti 2000 dhe deri tani janë 50 filma artistikë, me regjisur të Ylli Pepos, skenarist Ruzhdi Pulahën dhe Bashkim Kozelin, njerëz të mrekullueshëm që mua më kanë lënë mbresa. Mbeten personalitete në fushat e tyre.

Po si erdhi telenovela e parë shqiptare?

 

E rroka paksa më lart. Koha ecte, bashkë me të teknologjia, por edhe kërkesat e shikuesve. Telenovelat braziliane kërkoheshin shumë në programet televizive. Por shqiptare nuk kishte. Pra, tregu shqiptar i telenovelave ishte bosh. Duhej dikush ta kapte këtë treg. Ishte Ylli Pepo. Realizimi i një filmi të tillë në TVSH, erdhi rastësisht. Kishte një fond për filmin në Kryeministri, i cili nuk ishte përdorur. Kryeministër i asaj kohe ka qenë Ilir Meta. Ai merr në telefon Drejtorin e RTSH-së dhe i thotë për këtë fond. Për shans, në atë periudhë Ruzhdi Pulaha kishte një skenar me 10 seri ‘Njerëz dhe fate” e kishte titullin. Ylli Pepo dhe Ruzhdi Pulaha u lidhën mes tyre dhe vendosën të realizojnë këtë film. Ishte një realizim perfekt. Unë isha Drejtor Fotografie i Filmit. Në kohën ku ne punonim vazhdonin edhe seritë e tjera. Doli një film me 20 seri. Ishte një film, që tërhoqi interesin publik. Publiku u tregua shumë dashamirës ndaj TVSH-së dhe shumë dashamirës ndaj krijuesve. Një film që la mbresa të thella. Pati shitje të madhe edhe në Maqedoni. Pas këtij filmi, filluan edhe të tjera si “Ishte kohë për dashuri”, “Dashuria e fundit”, “Dhimbja e dashurisë”, etj, pra të gjitha me dashuri (qesh).

A i keni takuar Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë?

 

Për të xhiruar Enver Hoxhën kishte kameramanë të përcaktuar. Pra, unë nuk isha në linjën e lajmit, por të sportit dhe nuk kisha mundësi kurrë të takoja apo të xhiroja Enverin, megjithë dëshirën e madhe. Takim “tet a tet” nuk kam patur kurrë me të, por kam një episod interesant. Po bëhej Kongresi i Rinisë në Tiranë. Do të zhvillohej në Tiranë dhe ato ditë do të kishte më shumë kameramanë për të bërë sa më shumë xhirime nga këndvështrime të ndryshme. Ishim duke xhiruar kur papritur, nga dëshira e mirë dhe e madhe për të dalë sa më mirë gjatë xhirimit, njërit prej nesh i ngeci këmba në trotuar, u rrëzua dhe ne operatorët e tjerë u rrëzuam të gjithë njëri mbi tjetrin. Nuk pyetëm u vramë apo jo, por u ngritëm vërtik dhe filluam xhirimet edhe me më shumë përgjegjësi. Këtë pamje e kishte parë Enveri, i cili sakaq mbiu para nesh. Ne ngrimë. Ai të hipnotizonte. Ne u ndjemë si në faj, por Enveri, ashtu gjigand na tha: “Bëni një punë të bukur Ju jeni të rinj dhe ja sa mirë i përballoni situatat”. Pasi tha këto fjalë që na ngrohu zemrën, u largua ashtu me shtatin vigan që të hutonte. Takim tjetër kam pasur me zëvendësin e Enverit pas vdekjes së tij, pra me Ramiz Alinë. Këtë takim ai e zhvilloi me stafin e RTSH-së. Kjo analizë do të zhvillohej vetëm për sportin, si të bëhej më mirë sporti, si të trajtohej më mirë dhe si të transmetohej në shkallë Republike më mirë sporti. Në fakt, kishim shumë kërkesa për të arritur atë që kërkohej. Dëshira jonë ishte e madhe, por mundësitë teknike ishin të vogla. Duheshin ende shumë gjëra që ne si kishim si televizion. Duke parë se shumë shokë po stepeshin, u ngrita dhe me gjuhën time thashë të vërtetën, se që të bëhej kjo punë duheshin 500 radiorele. Duheshin çdo javë 4-5 kamera që të filmoheshin të gjitha ndeshjet. I bëmë shumë kërkesa. Kryesorja ishte se duheshin të paktën dhe dy kamera. Unë kisha kamera të mirë se isha në informacion dhe harxhoja shumë me sportin. Ai ishte i veçantë, më popullor. Ishte një njeri që kishte qëndruar më afër televizionit dhe i dinte hallet dhe problemet e tij. Na dëgjoi me vëmendje. I shënoi të gjitha kërkesat. Pas disa kohësh na sollën 4 makina ARO me bagazh të hapur. Dy i mori Kinostudio dhe dy i morëm ne. Më vonë na sollën 5 copë “Benz-Mercedes”. Erdhën dhe kamera të tjera të mira ishin kamera franceze. Këmbëngulja e kryeinxhinierit ishte e madhe. Pr,a Ramizi e mbajti fjalën. RTSH u modernizua. Pas viteve 1983-’84, kur Ramiz Alia u bë President i Republikës, u zgjodhëm bashkë me Gazmend Shtinon për të xhiruar aktivitetet e shumta, por dhe Kongreset e Partisë. Këto takime kam pasur me ish-udhëheqësit komunistë, të cilët mund të them se na takonin vazhdimisht, ndërsa sot  as të shkon në mendje t’i takosh.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …