Parlamenti Evropian kërkoi zyrtarisht zgjatjen e afatit për aplikimin e përkohshëm të marrëveshjes post-Brexit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, me qëllim për të pasur më shumë kohë të ta shqyrtuar dhe më pas për ta ratifikuar. Kjo kërkesë është formuluar në një letër nga presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe gjatësinë e marrëveshjes, Parlamenti Evropian dëshiron të kërkojë një zgjatje të afatit për zbatimin e saj të përkohshëm, përtej datës 28 shkurt, planifikuar fillimisht”, shkruan italiani në letrën e tij. “Do të isha mirënjohës nëse Komisioni Evropian do t’ia paraqiste këtë kërkesë Këshillit të Përbashkët të Partneritetit, përgjegjës për monitorimin e traktatit postBrexit”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …