Blendi Faqeziu

Blendi Fevziu bën përpjekje “ta pastrojë”, Ndrea Prendin, vrasësin e protestuesit, Faik Myrtaj, më 21 janar 2011

Gazetari kontrovers, Blendi Fevziu, i përdorur edhe më parë për manipulimin e opinionit publik mbi 21 janarin, i dha me pyetjet e tij disa mundësi për alibi Ndrea Prendit në një intervistë të papritur televizive. Njëra prej tyre ishte veçanërisht flagrante. Moderatori i TV Klan e pyet ish-kreun e Gardës për “ndërrimin e tytës së pistoletës së tij të shërbimit pas ngjarjeve të 21 janarit”.

Ish-zyrtari i lartë në përgjigje të “pyetjes” tha se për këtë gjë ishte akuzuar shoferi i tij, të cilit, madje “i ishte bërë presion nga prokuroria”. Mirëpo ndërkohë, gazetari Habjon Hasani që drejton faqen online Hashtag.al ka publikuar një raport shokues. Bëhet fjalë për një raport konfindencial të prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, lidhur me hetimet e kryera ndaj armëve në përdorim nga Garda e Republikës që kanë bërë qitje ngjarjen e 21 janarit. Raporti konfidencial i është dërguar ambasadës amerikanë në Tiranë dhe në këtë raport thuhet se ekspertët e laboratorit balisitik kishin zbuluar se vrasja e protestuesit Faik Myrtaj është bërë nga Ndrea Prendi dhe pistoletës i është ndërruar më pas tyta dhe gjilpëra për të fshehur gjurmët e krimit.

Raporti tronditës thotë gjithashtu se ekspertët që kryen hetimin, kishin frikë të firmosnin dhe certifikonin manipulimin e tytës së pistoletës së shërbimit të Ndrea Prendit. Për këtë arsye ata i kanë kërkuar Ambasadës ndihmë që ekspertimi të bëhej nga ekspertë të huaj dhe të vinte i firmosur prej tyre. Ambasada amerikane ka pranuar dhe ia ka kaluar FBI-së. ( Dita )

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …