Stacioni Policorë në Han të Elezit, prezanton raportin e punës për vitin 2020

Në ambientet e Komunës së Hanit të Elezit, prezantohet raporti i punës i stacionit policorë të Hanit të Elezit. Në këtë ngjarje prezent ishin Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, me zyrtarë nga ekzekutivi i komunës, Major Mehmetali Hajdini, Shef i Sektorit të Operativës nga Drejtoria Rajonale Ferizaj, Major Xhavit Xhokli Shef i sektorit rajonal për resurse njerëzore nga Drejtoria Rajonale Ferizaj si dhe zyrtarë tjerë policorë. Në prezantimin e raportit të punës për vitin 2020 të stacionit Policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema, Komandant i këtij stacioni tha se përkundër që lam pas një vit që ka qenë shumë sfidues për të gjitha institucionet, për shkak të pandemisë së Koronavirusit, mundë të ju njoftojmë se, bazuar ne numrin e rasteve sipas evidencës së këtij stacioni policorë është më i vogël se viti 2019, përkatësisht nga 103 raste në 94 raste në vitin 2020 që është për 8.7% me i vogël. Toger Dema tha se përveç angazhimeve, në zbatimin e planeve operative, ka qenë i domosdoshëm bashkëpunimi me të gjitha institucionet në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë situata me Koronavirusin Covid 19. Ai me këtë rast falënderoi komunën e Hanit të Elezit për bashkëpunimin shumë të mirë, ndërsa në veçanti shprehu mirënjohje për banorët e komunës për vetëdijen e lartë në ruajtjen e qetësisë publike. Major Mehmetali Hajdini, Shef i Sektorit të Operativës nga Drejtoria Rajonale Ferizaj duke uruar për suksesin e arritur, Togerin Nuhi Dema, dhe zyrtarët policorë të stacionit policorë në Han të Elezit tha se gjendja në komunën e Hanit të Elezit nga aspekti i sigurisë duhet ta prezantojmë si model jo vetëm për komunat e Kosovës por edhe më gjërë. Kjo më së miri po konfirmohet me raportin e prezantuar, dhe pa dyshim se në këtë sukses kanë kontribuar angazhimi i pjesëtarëve policorë, bashkëpunimi i institucioneve dhe sigurisht vetëdija e lartë e banorëve të komunës për të cilin duhet të jem të gjithë krenar tha Hajdini. Edhe Kryetari i Komunës Rufki Suma shprehu urimet e tij dhe të institucionit të komunës për rezultatet e arritura të këtij stacioni policorë. Ai tha se kaluam një vit shumë të rëndë që do ta përkujtoj si vit i pandemisë. Por, fatmirësisht angazhimi i të gjithëve bëri që vitin ta mbyllim me këto raporte tejet pozitive si nga aspekti i sigurisë së përgjithshme, por edhe me pasoja minimale nga pandemia e koronavirusit. Për të gjithë ata që kontribuuan për këtë gjendje të mire të sigurisë në Komunën e Hanit të Elezit u ndanë “Mirënjohje” nga Toger Nuhi Dema dhe Major Mehmedali Hajdini.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …