Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Supremes që i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Supremes që ia pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e cila i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pavarësisht këtij vendimi Vetëvendosje thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me listë të plotë prej 110 vetash, përfshirë edhe Albin Kurtit, e Albulena Haxhiun. “E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …