Sami Lushtaku: Qytetarët janë më të vendosur se kurrë për të votuar PDK-në dhe kandidatët e saj

Sami Lushtaku thotë se qytetarët janë më të vendosur se kurrë tani për të votuar PDK-në dhe kandidatët e saj

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku është tejet aktiv me aktivitete para-zgjedhore për partinë e tij. Ani pse vet Lushtaku nuk është në listën zgjedhore të PDK-së për deputet, ai po vazhdon të bëjë para-fushatë nëpër qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës. Ai të premten ka vizituar Likofcin dhe Plluzhinën, ai është shprehur se ka marrë mbështetje masive nga qytetarët për PDK-në. Lushtaku shprehet se qytetarët janë më të vendosur se kurrë për të votuar PDK-në dhe kandidatët e saj.  “Në zemrën e UÇK-së, në Likofcin legjendar, morëm mbështetje masive nga qytetarët mbështetës të PDK-së. Ata janë më të…”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …