Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ekonomia e Kosovës po i kthehet normalitetit dhe se qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Hoti ka thënë se të hyrat në Dogana për janarin e vitit 2021 janë 11 për qind më të larta sesa të janarit 2020, kur s’ka pasur pandemi e kufizime. Ai thotë gjithashtu se edhe të hyrat në ATK janë të ngjashme me të janarit të vitit 2020. Kryeministri në detyrë ka thënë se kjo është rezultat i punës së qeverisë të udhëhequr nga ai vet dhe ka thënë se me ardhjen e vaksinës do të mposhtet krejtësisht pandemia.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …