Hysni Gashi

Hysni Gashi: QEVERIA NË SELEKSIONIMIN E LIDERSHIPIT TË SERBISË NË KOSOVË

Derisa ka filluar fushata e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ne Serbi po ashtu edhe ne Kosove se fundi gjoja se qeveria e Kosovës e paska ndaluar Vojisllav Sheshelin të mbaj fushatë në Kosove me arsyetimin se Vojsllav Shesheli qenka i padëshirueshëm. Kjo lë të kuptohet se i dëshirueshëm qenka Ivica Daçiq. Por duhet ta kemi parasysh se Vojisllav Sheshelit vet shteti i Serbisë nuk i ofroi siguri se nuk ishte interes i partisë ne pushtet për të bërë fushat para serbeve ne Kosove dhe prandaj e ndaloi vizitën dhe jo që ja ndali Qeveria e Kosovës e as Isa Mustafa as Edita Tahiri dhe as Petrit Selimi. Ndërsa ne anën tjetër u mburr qeveria ne veçanti Isa Mustafa, Petrit Selimi dhe Edita Tahiri gjoja për ndalimin e Vojsllav Sheshelit. Por Isa Mustafa, e këta  po harrojnë se Ivica Daçiqin që po e sigurojnë me Policinë e Kosovës dhe që po mburren me të ne raport me Vojsllav Sheshelin, ishte njeriu me besnik i kryekasapit të Ballkanit të Millosheviçit dhe ishte ne kabinetin e Milloshit ne kohen kur ne Kosovë këta kryenin krime makabre kundër njerëzimit. Dua të them se nuk është me i mirë se Vojisllav Shesheli as Ivica Daçiqi për shqiptaret dhe nese do të vinte Vojsllav Shesheli ne Kosovë nuk do të thoshte me shumë se Ivica Daçiqi që thoshte se Kosova është Serbi. Ambicia e lidershipit serb është e njohur qysh moti dhe ka mbetur e njëjte ne raport me Kosovën. Por kjo që thotë Qeveria është vetëm trillim i radhës, të cilin pak kush e beson.

Hysni Gashi: Karamelet e Kadri Veselit të ëmbël për disa opozitarë

Këto ditë kemi dëgjuar lloj-lloj opinione të ndryshme deri të zgjerimi i koalicionit që u supozua që do të hyn AAK-ja dhe NISMA për Kosovën. Kemi dëgjuar edhe tallje ne mes liderëve opozitar duke e fajësua njeri-tjetrin gjoja për veprim jo demokratike por një gjë duhet ta kemi të qarte se këto veprime ishin të koordinuara me liderët opozitar .Ndërsa tash mbas gjashtë muajve na dolën si veprime jo demokratike,këto tallje ne mes liderëve na kujton kohen e VLAN-it që vraponin mbas poziteë se kryeministrit. Ndërsa tash ende pa e marr pushtetin të përçahen për pozita duke i harruar kauzat dhe që thoshin se duhet dërguar poziten ne opozitë dhe duke premtuar për një qeverisje ndryshe. Gjithçka mundet të ndodh po jetojmë me një klasë politike që fare nuk mban qëndrim dhe përgjegjësi para qytetarëve .

Nëse vërtet do të hynin ne ketë qeveri anti -kushtetuese duhet të dhëne  llogari të qytetaret që për gjashte muaj rresht natën ditën ne shi e ne bor i patën ne mbështetje duke u rrahur dhe gjakosur nga policja me të vetmen bindje që vërtet kauza ishte për shtet dhe jo për pushtet.

Dhe nëse vërtet do të hynin ne ketë qeveri anti Kushtetuese që e ka kap dhe ngulfat shtetin nga një mal skandale dhe abuzimesh. Duhet kërkuar falje për gjithë ato shkrime kundërshtuese që ja bënim Pozitës, Driton Selmanit, ambasadorit të SHBA-së dhe gjithë atyre që thoshin se një pjesë e Opozitës e kane për ta ngrit pazarin politik për pushtet dhe jo për kauza për shtet. Dhe atëherë znj. Donika Kadaj-Bujupi duhet shpallur heroinë të opozitës për qëndrimin e saj të pa lëkundur.

Unë kurrë nuk jam ndiere i shqetësuar mbas lufte se këto ditë nga thirrjet e shumta të qytetarëve e sidomos të rive duke me thëne se nëse do të përçahet opozita ne do të ikëm nga vendi sikur se ikën mbi 150 mi qytetare ne momentin që LDK-ja tradhtoj BLLOKUN. Sepse nuk është mbet shpresë ne vendin tone,shpresa e fundit ishte opozita e bashkuar .Por siç po duket  liderët e opozitës nuk po munden me qëndrua mbi gjashte muaj të bashkuar .Por mbetet të shihet ne vijim siç po rrjedhin gjerat se vërtet kush e kishte për shtet dhe kush për pushtet. Por kjo përçarje mese shumti  do t’i shkon përshtati dhe do ta forcoj pozitën sesa opozitën.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …