Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Abelard Tahiri ka vizituar fabrikën për prodhimin e ngjyrave “Bitex”, në Fushë Kosovë. Hoxhaj ka premtuar se themelimi i Gjykatës Komerciale do të jetë ndër vendimet e para që do të marrë pasi të drejtojë qeverinë e vendit, në kuadër të ndihmës për bizneset vendore. Ai ka thënë se themelimi i kësaj gjykate përveç që do të ndihmonte bizneset vendore do të ndihmonte edhe investitorët e huaj që duan të investojnë në Kosovë të kenë siguri juridike. Edhe Abelard Tahiri ka theksuar se qysh në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së PDK-së do të angazhohen për themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila do t’iu ofrojë lehtësi bizneseve të cilat kanë lëndë në gjykatat e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …