Kryetari i Odës Ekonomie Amerikane të Kosovës, Arian Zeka ka deklaruar se Kosova do të arrijë të ketë një normë pozitive të rritjes ekonomike gjatë vitit 2021, në krahasim me atë të vitit të kaluar. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka thënë sesa do të jetë kjo normë sërish do të varet nga kufizimet të cilat do t’i karakterizojnë aktivitetet ekonomike si pasojë e vazhdimit të pandemisë Covid-19 edhe gjatë këtij vitit. Ende gjithçka është e paqartë edhe për sa i përket efektit që mund të sjellë edhe vaksinimi i popullsisë edhe lehtësimi i masave kufizuese të cilat kanë dominuar në aktivitetet ekonomike përgjatë vitit të kaluar edhe në këto javë të para të vitit 2021. Ajo çfarë është me rëndësi të thuhet është se nevojitet një ndërhyrje më e shpejtë e institucioneve edhe sa i përket masave të cilat janë paraparë në Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike” ka deklaruar në mes tjerash kryetari i Odës Ekonomie Amerikane të Kosovës, Arian Zeka.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …