Avdullah Hoti: Moratoriumi nuk vlente për njohje të reja ndërkombëtare në Marrëveshjen e Washingtonit

Hoti: Masat e ndërmarra nga Qeveria kanë bërë që vendi të kthehet në normalitet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka shfaqur besimin e tij se masat që ka ndërmarr Qeveria, kanë bërë që vendi të kthehet në normalitet. Ai shtoi se si rezultat i këtyre masave, gjatë muajit janë qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm, dhe theksoi se vetëm të hyrat nga Dogana janë rritur për 11 % për sa i përket muajit janar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Kthimi në normalitet është rezultat i:

  1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,
  2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro pë qytetarë,
  3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe
  4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.

Me ardhjen e vaksinës, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës normalisht, ka shkruar në mes tjerash, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …