Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Në Klinikën Infektive të QKUK-së kanë filluar të paraqiten rastet e infektimit për herë të dytë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë filluar të paraqiten rastet e infektimit për herë të dytë me virusin covid-19. Drejtoresha e kësaj Klinike, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të janë të vetëdijshëm që virusin e kemi ende prezent prandaj të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që t’i largohemi grumbullimeve të panevojshme, ta ruajmë distancën sociale dhe t’i bartim maskat dhe të gjitha masat mbrojtëse që dalin nga institucionet shëndetësore pa kurrfarë dallimi mes njëri-tjetri. Ajo ka shtuar më tutje se gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid- pozitiv. Në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur manifestime klinike ose kanë pasur manifestime të lehta, ndërsa tani kemi disa prej rasteve që edhe duhet të spitalizohen sepse kanë vështirësi më të mëdha se sa herën e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …