Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ-ja nesër organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate për medie, ku thuhet se ditën e hënë më shkurt në orën 10.00  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike me datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet  e 14 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …