Asnjëra nga targat për vetura ato KS apo RKS nuk janë duke u lëshuar për qytetarë tash e një kohë. Agjencia e Regjistrimit Civil, aktualisht po lëshon targa të përkohshme, nëpër të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë. Por kjo pritet të marrë fund së shpejti, pasi në ARC njoftojnë se kontrata do të nënshkruhet më së largu këtë javë. Por furnizimi do të bëhet vetëm me targa RKS dy javë pas nënshkrimit të kontratës, pasi ato KS nuk janë më në përdorim si rezultat i skadimit të Marrëveshjes së Brukselit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …