Salih Mustafa

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa del sot para Gjykatës Speciale në seancën e radhës

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa do të dalë sot para Gjykatës Speciale, në seancën e radhës në kuadër të procesit gjyqësor në drejtim të tij. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara ku u theksua se konferenca për ecurinë e çështjes do të mbahet me 1 shkurt duke filluar nga orën 11:00. “Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 1 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftim. Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015. Mustafa u paraqit për herë të parë para gjykatës saktësisht më 28 shtator të vitit 2020, ku edhe pati theksuar se nuk dëshiron të deklarohet lidhur me akuzat të cilat po i bëhen. Gjatë javës së kaluar, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou vendosi që t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, duke konsideruar se i njëjti nëse lirohet ka rrezik të arratiset.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …