Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur i bindur se vaksinat anti-COVID19 gjatë këtij muaji do arrijnë në Kosovë. Ai deklaroi se tashmë janë duke u bërë një përgatitje më intensive për vaksinim edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë QKMF. Këto komente ai i bëri në një konferencë për medie në të cilën u bë e ditur se 520 specializantë që kishin nisur specializimin me vetëfinancim do të subvencionohen nga qeveria e Kosovës. Ai tha që kjo mbështetje po bëhet me qëllim që tu jepet mundësi mjekëve dhe të rinjve për zhvillim specialistik.
