leoni

IKSHPK apelon qytetarët që të kenë kujdes nga uji i bunarëve që është trubulluar pas reshjeve të fundit të shiut

IKSHPK apelon qytetarët që të kenë kujdes nga uji i pusëve që është trubulluar pas reshjeve të fundit të shiut

Koordinatorja e Departamentit për monitorimin e cilësisë së ujit pranë IKSHPK-së, Burbuqe Latifi-Nushi, ka folur për cilësinë e ujit pas reshjeve të fundit të shiut. Ajo ka thënë se cilësua e ujit është në përgjithësi në rregull, por se mungon sasia, pasi kompanitë apo fabrikat e prodhimit të ujit, për arsye të ngritjes së turbullirave si pasojë e shiut, janë të detyruar të minimizojnë kapacitetin. Ajo ka thënë se rrezikshmëri tjetër paraqesin gypat e zbrazët sa i përket cilësisë së ujit apo edhe dëmtimi i tyre. Latifi-Nushi ka treguar se ka thirrje të përditshme e ankesa nga qytetarët për cilësi jo të mirë të ujit. Ajo ka lutur qytetarët nëse është e mundur të mos fusin në rrjet ujërat e bunarit, sepse siç thotë sedimentohet ndotja e ajo qëndron për një kohë të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …