Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti takon shefin e BE-së, Tomas Szunyog diskutojnë për aktualitetin politik

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti takon shefin e BE-së, Tomas Szunyog diskutojnë për aktualitetin politik

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin e rregullt me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, luftën kundër Covid-19 dhe agjendën e integrimit, përkatësisht reformës evropiane. Hoti ka shprehur përkushtimin e qeverisë në detyrë që me përgjegjësi të plotë t’i kryejë të gjitha obligimet, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, deri në krijimin e Qeverisë së re. Kryeministri me ambasadorin Szunyog ka biseduar edhe për masat që ka ndërmarrë qeveria për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, duke e falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës. Hoti ka shprehur vendosmërinë e qeverisë në detyrë, që të vazhdojë me agjendën e reformës evropiane dhe në të njëjtën kohë të mirëmbaj kriteret e plotësuara tashmë, për liberalizimin e vizave, me qëllim që edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në vendet anëtare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …