Bekim Haxhiu kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, është shfaqur i ashpër me zhvillimet e fundit, ku kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, u tha se nuk u prit mirë në Drenicë kur ai shkoi për një tubim elektoral. Haxhiu e quajti madje frikë të Kurtit, nga thirrjet ‘’UÇK’’ e ‘’Hashim Thaçi’’, ndaj dhe u shoqërua nga Njësia Speicale. ”Qysh me u frikësu një lider që pretendon me u bë kryeministër, prej thirrjeve UÇK, në Skenderaj”. ”Po normal se në Skenderaj e në Drenicë veç UÇK ka me dëgju, edhe Hashim Thaçi ka me dëgju, edhe Kadri Veselin”. ”UÇK ka me dëgju edhe Adem Jasharin”.”Edhe në krejt Kosovën edhe në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt, Albin Kurti dhe gjithë soji i tij kanë me dëgju UÇK”, thënë Haxhiu.
